Scholarships

Albanian International School ofron bursa bazuar në meritë dhe të ardhura financiare, për nxënës me rezultate të larta akademike që aspirojnë të përfitojnë nga një arsim i bazuar në standarte Amerikane.

Kjo bursë ofrohet për nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe i mundëson përfitueseve akses në një Program Amerikan të akredituar nga një prej komisioneve më të mëdha të akreditimit në Amerikë WASC, Western Association of Schools and Colleges. Të gjithë aplikantët duhet ti nënshtrohen testit NWEA MAP (Measures of Academic Progress), një test i kompjuterizuar që mat nivelin e njohurive të studentëve në Anglisht dhe Matematikë.

Testimi zhvillohet më datë 2 Mars 2024, pranë Albanian International School, ne oren 9:00.

Bordi i Shkollës do të shpallë fituesit e bursës deri më 11 Mars.

Kriteret e Aplikuesit

Aplikanti student duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

-Studenti duhet të jetë 7 – 14 vjeç.

– Studenti duhet të vijë nga një familje me nevoja financiare.

-Familja dhe studenti duhet të jenë pjesë aktive e komunitetit AIS, aktiviteteve dhe sporteve.

– Familja duhet t’i përkushtohet fëmijës që të vazhdojë shkollimin ndërkombëtar.

-Nxënësi duhet të sigurojë dy vjet të dhëna zyrtare shkollore.

– Nxënësi duhet të sigurojë dy letra referimi nga mësues të veçantë në shkollën e tij/saj aktuale.
Letrat mund të dërgohen në shqip.

-Studenti duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe duhet të sjellë dokumente vaksinimi.

-Familja duhet të sigurojë të dhëna financiare, të noterizuara, që vërtetojnë gjendjen e tyre financiare.

Bazuar në rezultatet e MAP-it dhe nevojat financiare të secilit aplikant, Bordi i Shkollës AIS do të vendosë shumën e kontributit!

AIS do të ofrojë tre lloje bursash:

-75% Bursë

-50% Bursë

-25% Bursë

-Bursa nuk do të përfshijë tarifën e regjistrimit, librave, uniformës dhe ushqimit.

-Bursa nuk do të përfshijë aktivitete të paguara në natyrë.

Për informacion shtesë në lidhje me kriteret e aplikantit dhe hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur, ju lutemi na kontaktoni në 069 474 6856.

Ju Mirëpresim!

Google+
Google+
Follow by Email
Facebook
Facebook
Twitter
Visit Us
YouTube
YouTube
Instagram
Translate »